Basha sfidon Ramën: Pse nuk përgjigjesh për amerikanët që janë kthyer në SPAK?

Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një sërë pyetjesh mbi çështjet e drejtësisë.

Në mesazhin e tij, Basha e akuzon Ramën për shmangie të pyetjeve të qytetarëve në rubrikën e tij të komunikimit online. Ai e sfidon kryeministrin të japë përgjigje për përfshirjen e autoriteteve amerikane në hetimet e SPAK-ut.

“Pse nuk përgjigjesh, Rama?”

Basha ironizon kryeministrin, duke theksuar se qytetarët po e pyesin për qëndrimin e tij ndaj përfshirjes së SHBA-ve në hetimet e SPAK.

“T’kanë pyt o Ramë, pse s’përgjigjesh për amerikanët që janë kthyer në SPAK. E meqë ke thonë që veshi, syri dhe lidhja e tyre janë euroatlantikët, më pyesin mua çfarë ka Rama që s’jep përgjigje. Pse s’kthe përgjigje, mo Ramë? A ndryshon ndonjë gjë, apo trashet 7×7 = 313?” – shprehet Basha në videon e tij.

Mesazhi politik dhe akuzat

Me këtë deklaratë, Basha nënkupton se zhvillimet në SPAK dhe përfshirja e faktorit ndërkombëtar po ushtrojnë presion mbi qeverinë. Ai aludon për një lidhje të ngushtë të Ramës me çështjet që po heton drejtësia dhe insinuon se situata mund të përkeqësohet për të.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka reaguar ende ndaj deklaratave të kreut të opozitës.