Shpërthim në zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, shkaktohen dëme materiale

Shpërthim në zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat vendase se dy granata janë hedhur në drejtim të objektit. Ai njoftoi se njëra prej granatave ka shpërthyer, ndërsa tjetra është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga ekipet përkatëse.

“Ka dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar,” tha Elshani.

Ai shtoi se Policia po heton rastin dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e shpërthimit.