
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndryshuar qëndrim ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, pas disa kritikave të mëparshme ndaj tij. Trump fillimisht shprehu zemërimin për veprimet e Putinit, duke kërcënuar me tarifa doganore ndaj naftës ruse, nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi për Ukrainën. Megjithatë, pas një intervistë për NBC News, ai tha se ai dhe Putin kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe se nuk mendon se presidenti rus do ta kthejë fjalën e tij. “Nuk besoj se do të kthehet në fjalën e tij. Unë e njoh prej kohësh dhe kemi shkuar gjithmonë mirë,” tha Trump.
Ndërkohë, Trump kritikoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai po përpiqet të tërhiqet nga një marrëveshje për mineralet e rralla. Trump paralajmëroi Zelenskyn se do të përballet me probleme të mëdha nëse e realizon këtë veprim. “Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për tokat e rralla dhe nëse e bën këtë, ai do të ketë probleme të mëdha. Ai dëshiron të jetë një anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë,” tha Trump.