
Tonga është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë, duke shkaktuar frikën e një cunami. Lëkundjet sizmike u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash pranë bregut të Pangait, në perëndim të vendit ishullor në Paqësorin Jugor, në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami, pasi ekziston mundësia e krijimit të valëve të rrezikshme për rajonet përreth. Sipas ekspertëve, brigjet që ndodhen brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra mund të preken nga dallgë të larta. Banorët e zonave bregdetare janë këshilluar të marrin masa sigurie dhe të qëndrojnë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.