Moldavia Shpall ‘Non Grata’ 3 Diplomatë Rusë, Moska Paralajmëron Kundërpërgjigje

Moldavia Shpall ‘Non Grata’ 3 Diplomatë Rusë, Moska Paralajmëron Kundërpërgjigje

Moldavia ka dëbuar tre diplomatë rusë, duke i shpallur persona “non grata”, me akuzën se kanë kryer aktivitete që bien ndesh me statusin e tyre diplomatik.

Ky vendim vjen pasi qeveria moldave akuzoi ambasadën e Rusisë për ndihmën në arratisjen e një ligjvënësi pro-Kremlinit, Alexander Nesterovschii, në rajonin separatist të Transnistrisë, pikërisht përpara se ai të dënohej me 12 vjet burg për financim të paligjshëm politik.

Shërbimi i sigurisë i Moldavisë publikoi një video ku Nesterovschii shihet duke hyrë në ambasadën ruse në Kishinau më 18 mars, një ditë përpara shpalljes së dënimit të tij.

Në një reagim, ambasada ruse i quajti akuzat të pabaza dhe u bëri thirrje autoriteteve moldave të “përmbahen nga spekulimet provokuese”. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi një kundërpërgjigje për dëbimin e diplomatëve, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve .