“The Telegraph”: Destinacioni i ri në Europë drejt ‘mbiturizmit’! Mos të bëhet si Spanja

“The Telegraph” ngre me shqetësim disa pikëpyetje realiste, pasi mendon se Shqipëria është ne korsinë e shpejtë drejt një tmerri nga mbiturizmi
The Telegraph” e Londrës, me një prirje për lajme që nxijnë përgjithësisht Shqipërinë dhe shqiptarët, për çështjet e emigracionit, këtë të diel botoi një shkrim me përshtypje udhëtimi të gazetares Rebbecca Astil, e cila dukshëm e pasponsorizuar, vlerëson lart shndërrimin e Shqipërisë në një nga destinacionet më të mëdha turistike në Evropë dhe shtimin ndër vite të turizmit masiv drejt Shqipërisë.

Ajo përmend veçanërisht Ksmailin dhe dyndjen në atë që e quan në mënyre shabllon si fshat turistik, por që vetëm fshat nuk është, e deri diku është gazetarja britanike, në sintoni të pakoordinuar me shqetësimin e kryeministrit Rama për një resort turistik, të shfaqur se fundmi në fushatë.