
TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË MIANMAR, 694 TË VDEKUR DHE QINDRA TË PLAGOSUR
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka arritur në 694.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë ka shkaktuar gjithashtu 1,670 të lënduar, ndërsa në Junta raportohet për 68 persona të zhdukur.
Në Tajlandën fqinje, ku lëkundjet janë ndier fuqishëm, një rrokaqiell është shembur, duke shkaktuar të paktën 10 viktima.
Tërmeti goditi Mianmarin të premten në mëngjes, me epiqendrën 16 kilometra në veriperëndim të qytetit Sagaing dhe një thellësi prej vetëm 10 kilometrash. Vetëm disa minuta më vonë, u regjistrua një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa situata mbetet kritike.