
Policia ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”, duke vënë në pranga autorin e dyshuar të disa vjedhjeve me dhunë.
Tre gra, viktima të grabitjes me dhunë
I arrestuari është F. C., 32 vjeç, nga Fushë-Kruja, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka grabitur me dhunë varëset e floririt të tre grave në Vorë dhe Kamëz.
Policia identifikon dhe arreston autorin
Pas kallëzimeve të viktimave, Komisariati i Policisë Nr. 7 organizoi një operacion hetimor dhe operacional, duke arritur të identifikojë dhe lokalizojë të dyshuarin.
Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse 32-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.