“BUFI E KISHTE PRANUAR QË ISHTE BUF”/ RAMA I PËRGJIGJET BERISHËS: NA TREGON SI DO BËHET SHQIPËRIA ME KUJTIM GJUZIN

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës me ironi, duke përdorur metaforën e bufit për të përshkruar situatën politike në vend.

Edi Rama: “Bufi e kishte pranuar që është buf njëherë. Është hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë se bufi është një gjë e mençur që e kanë mbajtur si simbol. Patjetër, bufi i kënetës meriton respekt, por jo kur vjen në Tiranë dhe bën politikë. Buf i veshur me kravatë që na tregon si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin.”

Sipas Ramës, Shqipëria ka dy zgjidhje:

• E para, të përmbyllë negociatat dhe të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, duke krijuar kushtet për të tharë “kënetën”.

• E dyta, të zgjedhë “kënetën”, duke penguar një mision historik dhe një ëndërr shekullore, por duke e mbajtur atë gjallë.