RAMA: NË 11 MAJ SHQIPËRIA SHKËPUTET NGA HISTORIA E TË QENIT VETËM

RAMA: NË 11 MAJ SHQIPËRIA SHKËPUTET NGA HISTORIA E TË QENIT VETËM

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e Partisë Socialiste në Shkodër për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin Partinë Socialiste, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi historike për vendin.

“Në 11 maj shkëputemi nga historia qindra vjeçare e të qenit vetëm. Jo vetëm që ‘trimi i mirë me shokë shumë’, por do të jemi pjesë e asaj familjeje ku është edhe pjesa përfituese”, u shpreh Rama.

Duke folur për përfitimet ekonomike nga anëtarësimi në BE, kryeministri theksoi se deri më tani Shqipëria ka marrë nga Bashkimi Evropian mbi 1 miliardë euro në 10 vite, ku 90% kanë qenë kredi dhe 10% grant.

“Me futjen në BE, ne marrim më shumë se 1 miliardë euro çdo vit, ku 90% është grant dhe 10% është kredi”, deklaroi Rama.